“U vonova sepse jam sulmuar fizikisht nga zyrtarë të burgut, para se të vijë këtu”. Kështu e arsyetoi Boki 13, i akuzuar në rastin “Zhvatja” vonesën prej gjysëm orësh, në gjykimin e caktuar për ditën e sotme.
Ndryshe, për seancën e sotme gjykata ka sjellur vend që opinioni të përjashtohet, për shkak se siç tha do të lëshohen inçizme të cilat kanë përmbajtje të jetës private të të akuzuarëve.