Në seancën e sotme për rastin “Reketi” janë lexuar SMS-mesazhe nga “Whats App”, të cilat i akuzuari i parë në këtë rast, Bojan Jovanovski i kishte dërguar ish-prokurores speciale Katica Janeva.
Komunikimi mes tyre kishte filluar më 25 shkurt të vitit 2019.
Boki 13 i kishte nisur disa fotografi të mobilieve Janevës me mbishkrimin “I zgjodha, janë të paguara”
Janeva nuk e ka kthyer mesazhin, respektivisht prokurorja Ivana Trajqeva nuk lexoi përgjigjen.
Gjykimi për rastin “Reketi” sot po vazhdon me prezantimin e dëshmive materiale të siguruara nga Prokuroria.