Boki 13 është incizuar duke hyrë në shtëpinë e Janevës

Njëzet e pesë ditë, Boki 13 dhe Zoran Kiçeec ishin ndjekur fizikisht nga policia. Ata i kanë regjistruar se ku shkojnë dhe me kë janë takuar. Nga 21 qershori deri më 15 korrik, kur Boki u arrestua në kufirin maqedonas – grek, ai kishte qenë dy herë në shtëpinë e ish – prokurores Speciale Katica Janeva.

Vizitat në shtëpinë e saj në Kozle ku ka qëndruar janë të dokumentuara me video. Edhe Zoran Kiçeec ishte ndjekur. Ai shpesh ka shkuar te ndërmarrjet “Tim Pelisterka” dhe “Orka Holding” në pronësi të biznesmenëve Cvetan Pandelevski dhe Orce Kamçev. Kiçeec shpesh ka shkuar në kafenetë dhe restorantet e Shkupit.

Mbrojtja në rastin “Reket” për njërën nga incizimet e paraqitura, të siguruara me masa speciale hetimore, pohon se bëhet fjalë për një takim ku Kiçeec është ulur me Vice Zaevin, vëllain e Zoran Zaevit dhe një avokat të shquar nga Strumica.

Prokurorja e mohoi këtë, duke sqaruar se nëse do të kishte pasur një takim të tillë, policët që kishin regjistruar fshehurazi, do t’i kishin thënë asaj. Avokatët e Janevës nuk shohin ndonjë problem që Boki e ka vizituar Janevën në shtëpi- ata nuk fshehin se janë shoqëruar privatisht./Alsat-M