Boki 13 dhu*nohet në Idrizovë!

Bojan Jovanovski – Boki, 13 vjeç, ka pësuar lëndime në kokë dhe në trup pasi është rra*hur në burgun “Idrizovë”, ku po vuan dënimin me burg.

Nga MPB-ja thonë se rasti u është raportuar edhe nga Qendra Klinike “Nënë Tereza”.

– Me datë 20.10.2022 në ora 20:00 në SVR Shkup – Stacioni Policor Gazi Babë, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me len*dime të rënda është sjellë B.J.(36) nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 15:40 në hapësirën e IEVP Idrizovë ku po vuante dënimin me burgim B.J. është su*lmuar fizikisht nga tre persona. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse, njofton MPB.

“A1on” raportoi se Boki 13 është su*lmuar nga tre persona, dhe su*lmit nuk i kanë paraprirë debatet. Dyshohet se su*lmi ka ndodhur në oborrin e burgut, pas së cilës Jovanovski është transportuar në spital me autoambulancë.