Bojan Jovanovski – Boki-13 ka ngritur padi penale kundër disa funksionarëve dhe biznesmenëve

Bojan Jovanovski Boki-13 sot në Prokurorinë Publike ka ngritur padi penale kundër disa bartësve të funksioneve publike anëtarë të familjeve të tyre dhe biznesmenë. Për paditë e ngritura, Jovanovski ka informuar përmes një kumtese të shkruar me dorë të cilën sot para PTHP-së e lexoi avokati i tij Sasho Dukovski. Në letër Jovanovski thotë se ka ngritur padi penale kundër disa bartësve të funksioneve publike anëtarë të familjeve të tyre dhe biznesmenë për të cilët shkruan se duhet të përgjigjen për keqpërdorim të pozitës zyrtare mashtrim dhe dhënie të deklaratave të rreme.

Mbrojtësi i Jovanovskit avokati Sasho Dukovski deklaroi se pret Prokuroria prejse të përfundojë dokumentimi i rasteve të hapë lëndë sipas padive penale të ngritura.
“Me përgjegjësi pretendoj se ata nuk do të më ndalojnë të bëj ç’farë të duan për të aplikuar çdo metodë shantazhi dhe kër*cënimi. Mund të më ndalojnë vetëm nëse më privojnë nga jeta, përkatësisht nëse ma marrin jetën time” thotë Jovanovski në letër.

Bojan Jovanovski – Boki-13 është akuzuar me nëntë vite bu*rg me gjykim të pavlefshëm për rastin “Reket” ku është akuzuar për ” marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor” dhe për “larje parash” së bashku me ish prokuroren e PSP-së Katica Janeva e cila u dënua me shtatë vjet bu*rg për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”. Kundër Jovanovskit dhe pesë personave tjerë udhëhiqet edhe një lëndë për “mashtrim” dhe “larje parash” përmes organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” themelues i së cilës është ai.