Gjykata e Apelit në Shkup ka shfuqizuar dënimin e dhënë për ish agjentit Sllobodan Bogoevski, për shpifje dhe fyerje nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi mëson “Makfaks”.
Gjykatësit nga gjykata e shkallës së dytë e kthyen çështjen në rigjykim të metejmë, kjo do të thotë që kreu i BDI-së dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Musa Xhaferi do të duhet që edhe një herë nga fillimi të japin prova bindëse që Bogoevski ka shpifur dhe u ka dëmtuar reputacionin e tyre në opinionin publik.
Sipas burimeve të portalit të lartëcituar, gjykatësit e apelit kanë vërtetuar se gjykata e shkallës së parë ka bërë një sërë shkeljesh në procedurë. Ata arritën në përfundimin se gjendja faktike me të cilën u arrit vendimi ishte jo e plotë dhe se paditë e Ahmetit dhe të Xhaferit ishin të paqarta.
Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë paditur ish agjentin e sigurimit shtetëror të Maqedonisë, Sllobodan Bogoevski për shpifje dhe fyerje në dëshminë e tij para Gjykatës së Qarkut të Nju Jorkut në rastin “Magyar Telekom”, ku Ahmeti ka kërkuar dëmshperblim prej 3 milion denarë, ndërsa Xhaferi ka kërkuar 2.5 milion denarë, që më vonë këta dy të fundit të heqin dorë nga demshpërblimi dhre kanë kërkuar vetëm falje nga i akuzuari.
Sipas dëshmisë së Bogoesvkit në gjykatën e Nju Jorkut, 7.5 milionë euro janë importuar në Maqedoni me një veturë zyrtare të qeverisë për blerjen e tre politikanëve, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe bashkëpartiakun e tij, Musa Xhaferi.
Komisioni amerikan për letra me vlerë ka publikuar deklaratën e Bogoevskit në procedurat e kryera dhenë para Gjykatës që Qarkut në Nju Jork, kundër tre ish-drejtuesit të “Magyar Telekom”, Elek Straub, Andras Balogh dhe Tamash Marvai.