Boçvarski: “Infrastruktura rrugore është përmirësuar dukshëm”

Infrastruktura rrugore në shtet dukshëm po përmirësohet, po ndërtohen rrugë të reja, pikëpagesa për taksa rrugore ka vetëm në autostrada, por jo edhe në rrugët e shpejta, deklaroi sot ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski gjatë vizitës në VK Tabanoc.

“Deri para disa vitesh nuk ishte diskutuar fare se do të ndërtohet një rrugë e shpejtë deri në Prilep. Sot ajo rrugë e shpejtë është në ndërtim e sipër. Shtip-Radovish kishim një lidhje jashtëzakonisht të keqe në të cilën kishte shumë pika të zeza. Sot ne vozisim në një rrugë të re të shpejtë. Shtip-Koçan, gjithashtu. Po punohet në autostradën Shkup – Bllacë dhe shumë rikonstruksione të tjera. Së shpejti do të fillojmë me rikonstruksione Manastir – kufiri me Greqinë, Strugë- Qafë Thanë, Veles-Gradsko, Veles-Katllanovë. Ato janë rrugë që ne duhet t’i financojmë për të vazhduar dhe përmirësuar infrastrukturën, diçka që nuk është bërë në të kaluarën. Sot me hapa të shpejtë duhet të arrijmë nivelin që meritojmë”, tha Boçvarski.

Ai tha se vetëm në autostrada vendosen pikëpagesa të reja.

“Vetëm në ato rrugë që renditen si autostrada ka tarifa. Në rrugët e shpejta e shihni se nuk paguhet taksë rrugore. Ne bëjmë të gjitha rehabilitimet e tjera dhe gjithashtu nuk ka taksë rrugore dhe sistemi është vendosur me vendime ligjore. Por qëllimi është që të investojmë sa më shumë, të mbledhim fonde edhe nga grantet. JA kjo është një nga rrugët që ndërtohet me grant, d.m.th. jemi duke negociuar për kushte më të mira, me linja kreditore, këtë po e bëjmë”, tha Boçvarski.

Qeveria, theksoi ministri, për momentin është plotësisht e përqendruar në krizën energjetike dhe tha se po subvencionohen 80 për qind nga pagesa e faturave për energji elektrike për amvisëritë dhe nëse nuk subvencionohej atëherë faturat do të ishin më të larta. Fokusi tha është vendosur për përgatitjet për dimrin.

“Buxheti i shtetit është ai. Fokusin e vendosim për dimrin e ardhshëm edhe atë si do të jetë më i pasigurt dhe si të jemi më të përgatitur që t’i mbështesim qytetarët dhe të kemi energji elektrike”, tha Boçvarski.