Vr*asësit të Almirit, Boban Iliqit i ulet dë*nimi nga gjashtë në katër vite

SHKUP (AA) – Mijëra qytetarë u tubuan të mërkurën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në Shkup, për të protestuar kundër, siç thanë ata, "drejtësisë së kalbur" e cila para syve të opinionit vrasjen e Almirit të vogël e rikualifikoi në aksident trafiku”. ( Vedat Abdul - Anadolu Agency )

Pas muajsh të tërë zvarritje në Gjykatën e Apelit për dën*imet e të aku8zuarve në rastin e Almir Aliut, merret vendim për të aku*zuarin Boban Iliqin. Nga Gjykata e shkallës së dytë, nuk pranojnë e as mohojnë këtë gjë dhe as nuk tregojnë se çfarë vendimi është marrë për të.

Gjykata e shkallës së parë atë e kishte dën*uar me 6 vjet, ndërsa sipas informacioneve burimeve të portalb vendimi i atij është ulur për 2 vjet, gjegjësisht nga 6 në 4 vjet. Gjithashtu, thuhet se Apeli i ka rikonfirmuar dën*imet për familjarët e Almirit. Pra, babai i vogëlushit Sadat Aliu do të duhet të qëndrojë 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj. Avokati i Almirit, Asmir Alispahiq konfirmoi se një vendim është marrë por ata nuk janë njoftuar se për çfarë vendimi bëhet fjalë. Pothuajse bëhen 4 vjet nga kur u nda padrejtësisht nga jeta vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu, pasi ai u përplas me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke verbale që e kishin pasur paraprakisht babai i Almirit Sedat Aliut me Boban Iliqin në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.

Gjatë gjithë kohës sa është zhvilluar procesi gjyqësor për këtë rast ka pasur reagime dhe protesta të shumta duke kërkuar drejtësi për vogëlushin dhe dënim për va*sësin. Po ashtu është kritikuar shumë edhe sjellja e të akuzuarit Iliq, i cili bënte veprime të pahijshme ndaj ekipeve të gazetarëve. I përfshirë në këtë rast ishte edhe vëllai i tij Bojan Iliq, por i njejti i lirua nga akuza, duke u konsideruar si i pafajshëm. Më 5 prill të vitit 2018-ës, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj. Përshkak se nga ky vendim mbetën të gjithë të pakënaqur, lënda u dërgua në Gjykatën e Apelit. Ajo e riktheu lëndën nga e para, përshkak se kishte konsideruar shkelje dhe parregullsi në procesin gjyqësor.

Procedura përsëri u zhvillua në Kumanovë nga i njejti trup gjykues, me të njëjtat prova dhe nuk u lejua prezantim i provave shtesë. Epilogu i procesit gjyqësor ishte vetëm konfirmim nga procesi paraprak, pa asnjë ndryshim të vetëm. Ndërkaq, përsëri lënda u dërgua në Apel dhe atje u zhvillua. Pas disa seancave të realizuara, Gjykata e shkallës së dytë e ka sjellur vendimin e saj.