Boban Iliç do të vuaj vetëm 3 vjet bu*rg

I dë*nuari për vr*asjen e Almir Aliut është dorëzuar vetë në bu*rgun e K’shanjes në Kumanovë ende pa u bërë 24 orë nga vendimi i Gjykatës së Kumanovës që Boban Iliç të vuajë bur*gun efektiv. Gjykata e Kumanovës ndonëse për një ditë e mbajti në sirtar vendimin e vet të plotfuqishëm të Këshillit Penal miratoi kërkesën e Prokurorisë së Kumanovës që Iliçit të mos i shtyhet vendimi për 3 muaj siç vendosi paraprakisht gjykatësi për zbatim të sanksioneve. Policia nuk pati nevojë të ndërhyjë në këtë rast e as për tre pjesëtarët e familjes Aliu të cilët duhet të paraqiten vetë në bu*rg brenda afatit ligjor.

Sektori i Punëve të Brendshme- Kumanovë
“Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ende nuk ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës për të arr*estuar të dë*nuarit në fjalë. Në momentin e parë që kërkesa arrin në MPB, policia do tu vihet në ndjekje, fillimisht për t’i gjetur në adresa dhe për t’i dërguar në bu*rg efektiv.”

Kontradiktat e Gjykatës së Kumanovës vazhdojnë me rastin Almiri, duke shtyrë fillimisht vuajtjen e dënimit të Boban Iliçit për tre muaj ndërsa nuk ka pranuar as ankesat e familjes Aliu për shtyrje të bur*gut efektiv për babain e Almirit Sedatin i cili duhet të mbaj 6 muaj bur*g dhe dy familjarët Sami Demiri dhe Abdulla Aliu me nga 9 muaj për veprën dhu*në. Sipas aktgjykimit këta tre kanë ushtruar dhunë ndaj Boban Iliçit, natën kur edhe u shtyp për vde*kje me makinë Almiri i vogël. Avokati i familjes Aliu thotë se standardet e dyfishta të organeve të drejtësisë kanë bërë që të privilegjojnë palët që kanë kryer vepra penale.

I gjykuari Boban Iliç patjetër duhet të qohet për mbajtjen e dënimit me burg në burg që është mbi 3 vjet dhe e njëjta vlerëson se i njëjti duhet të mbetet aty apo të qohet në burgun tjetër ku mbahet nën 3 vjet. Shpresoj se do të marrim përgjigje nga Drejtoria për Zbatim të Sanksioneve se për çfarë arsye në të njëjtën kohë qohen në burgun e njëjtë në K’shenje dhe i dënuari Iliç dhe të dënuarit të tjerë të këtij rasti- deklaroi Asmir Alispahiq, Avokat.

Gjykata ende nuk e ka dorëzuar në familjen Aliu vendimin e ri, përkatësisht refuzimin e ankesës për shtyrjen e dënimit me bu*rg efektiv. Pas presionit mediatik nga Tv Alsat se i dënuari Boban Iliç po shëtit lirshëm nëpër Kumanovë me familjen e tij Gjykata e Kumanovës me reagim të menjëhershëm hodhi poshtë vendimin e gjykatësit për zbatimin e sanksioneve të marrë më 19 shkurt 2021 një ditë pas ankesës së avokatit të tyre ku thuhej se Boban Iliçit i lejohet shtyrja e vuajtjes së dënimit për tre muaj për shkaqe sigurie.

Boban Iliç do të mbaj bu*rg efektiv më pak se 3 vjet sepse i është llogaritur paraburgimi dhe bur*gu shtëpiak. Nga dënimi prej 4 vjetësh që Apeli i uli dënimin fillestar të Themelores prej 6 vjetësh, ai do të vuaj dënimin me një bu*rg të llojit gjysmë të hapur, ku në hapësirat e njëjta do të vuajnë dënimin edhe familjarët e Almirit./Adnan Qaili