BM ngre nivelin e gatishmërisë për COVID-19

Britania e Madhe ngriti sot nivelin e gatishmërisë për shkak të evolucionit të epidemisë së koronavirusit të ri.

“Virusi po përhapet. Kemi mbërritur në një pikë problematike”, paralajmëroi para Parlamentit ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
“Ne të gjithë duhet të luajmë rolin tonë për të ndaluar përhapjen”, shtoi ai.

Në prag të një takimi të qeverisë britanike për Krizën e COVID-19, në fund të të cilit kryeministri Boris Johnson do të flasë në Parlament, krerët e shërbimeve mjekësore të katër provincave britanike ngritën nivelin e gatishmërisë në 4, krahasuar me 3 që ishte nga qershori.
Kjo korrespondon me një nivel transmetimi “të lartë ose në rritje eksponenciale”.