Blogerja e njohur: Aktorët nga Vlora u lidhën me Bora Zemanin dhe Jonida Maliqin për famë


Blogerja Erida Baxha e njohur si “Ligjërisht bionde” ka deklaruar se vitet e fundit ka ndryshuar raporti mes një çifti, ku femra ishte më materialiste. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tha që tani janë meshkujt që dominojnë, pasi preferojnë një femër të arrirë.

“Vitet e fundit ka filluar të ndryshojë ky raporti, sikur meshkujve ka filluar tu hyjë pak ky lezeti që partnerja të jetë në gjendje më të mirë ekonomike se sa ata. Por siç e thamë materializmi nuk është vetëm te paraja, por mund të jetë edhe te statusi, për shembull femra mund të ketë një status politik apo status social apo profesional më të lartë se partneri dhe ai partner e pëlqen këtë gjë.

Atëherë ne këta meshkuj pse nuk i quajmë materialistë, kur e preferojnë femrën më të arrirë se vetja e tyre”. “Ligjërisht bjonde”, u shpreh se kjo gjë ndodh edhe në botën e showbizit, duke marrë shembull lidhjet e vëllezërve Veshaj me Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin.

“Me thënë të drejtën, unë mund të them se çfarë mendoj unë se nuk e di realisht se si lidhja e tyre funksionon. Unë mund të veçoj rastin e këngëtares dhe moderatores që unë i admiroj shumë si femra të forta, për shembull Bora Zemani me Jonida Maliqin.