Në numrin 112, në orën 13:30 është marrë një njoftim për mjete të bllokuara para hyrjes në Kodrën e Diellit, në kryqëzimin deri te shtëpitë e verës.
QRMK Tetovë njofton se kanë kontaktuar me SP Kodra e Diellit, njoftuesin dhe Rrugët e Maqedonisë. Ata njoftuan se automjetet e bllokuara në Kodrën e Dielllit nuk janë rezultat i rrugëve të pastruar, por janë shkaktuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm që kanë udhëtuar me goma vere në Kodrën e Diellit. Rruga është e kalueshme, aktualisht dy automjete po e pastruan atë. Problemet janë shkaktuar nga njerëzit. Automjetet me goma dimërore lëvizin pa asnjë problem. Një patrullë nga SP Kodra e Diellit është në vendin e ngjarjes.
Sipas shërbimit të turnit në SP Kodra e Dirllit, në periudhën e ardhshme mund të ketë edhe njoftime të tjera për të njëjtin problem, pasi që me kalimin e kohës një numër më i madh i njerëzve do të fillojnë të zbresin nga Kodra e Dirllit në Tetovë dhe do të krijohen kolona më të mëdha automjetesh.