Bllokohet rruga Mavrovë-Dibër


Reshjet e borës që kanë filluar në vend që nga mbrëmja e djeshme kanë bërë që shumë prej rrugëve malore në vendin tonë sot të bëhen vështirë të kalueshme për automjetet.

Në rrugën Dibër-Mavrovë për shkak të reshjeve është rrëzuar një dru, ku si pasojë është ndërprerë komunikacioni.Përndryshe LAMM nga ora 09:40 ka njoftuar se ka ndalim për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugën Manastir – Resnjë, përmes kalimit malor Gjavato.

Nga ora 07:15 ka ndalim qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugën Kërçovë – Ohër nëpër qafën malore Presekë.