BLLOKOHET NJË FAST-FOOD NË SHËNGJIN, ÇFARË ZBULOI AKU (PRONARI- EMRI)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar një subjekt “Fast Food” i cili kryente aktivitet në shkelje të kushteve higjeno-sanitare në Shëngjin.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Lezhë konstatoi se subjekti ‘Fast Food’me përfaqësues, Meriton Krasniqi dhe me nr. Nipti L88008501V kryente aktivitetin në shkelje të kushteve higjeno-sanitare dhe tekniko/teknologjike të manipulimit, ruajtjes së tregtimit të ushqimit. Produktet ushqimore ishin me mungesë të fletë/analizave, certifikatave dhe të etiketimit të këtyre produkteve.

Subjektit me emër “Qebabtore te Qarshia” iu sekuestruan 12 kg mish i grirë, 47 kg brum, 5 kg qofte, 2 kg sallam, 3 kg peshk dhe 4 kg byrek të gatshëm.(si produkte të pasigurta për konsumim dhe dërgimin e tyre për asgjesim).

Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative me gjobë, 350000 lekë për kushtet higjeno-sanitare, 100000 lekë për mungesë së gjurmushmërisë, 50000 lekë për mungesë etiketimi, si dhe bllokim të menjëhershëm i ushtrimit të aktivitetit deri në plotësimin e kushteve dhe kërkesave ligjore në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, bën sërish thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

4.jpeg

3.jpeg

2.jpeg

1.jpeg