Bllokohet autostrada Shkup-Tetovë, protestuesit nuk pajtohen me shtrenjtimin e rrymës (VIDEO)

Sonte prot*estuesit kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, kan bllokuar autostradën Shkup-Tetovë.
Sonte është hera e tetë me radhë ku protestuesit në shenjë revolte bllokojnë magjistralet në vend.
Ndryshe, pro*testat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike.

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të prot*estuar. Sipas autoriteteve, me çmimin e ri, nëse keni faturë 1.500 denarë, duhet të paguani 100 denarë më shumë.