Bllokohet autostrada nga Zhelina në Gostivar

Vazhdojnë protestat kundër EVN’së dhe shtrenjtimit të rrymës elektrike në rrethin e Tetovës.
Ashtu si herëve tjera, edhe sot, qindra qytetarë dolën të protestojnë me automjetet e tyre, duke bllokuar autostradën për rreth një orë. Sonte protestuesit bllokuan autistradën nga pika pagesore në Zhelinë e deri në pikën pagesore në Gostivar.

Nga organizatorët e protestave thonë se nuk do të ndalen me protesta pavarësisht temperaturave të ulëta. Qëllimi, sipas tyre, është më i madh dhe më i drejtë dhe kjo nuk do t’i ndalë ata për të kërkuar me ngulm atë që është e drejtë për qytetarët.
“E dimë se kjo është një rrugë e vështirë dhe problemi nuk mund të zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona ne mënyra të ndryshme, deri kur të realizohen kërkesat tona. Për hajnat nuk ka rehati deri kur të realizohen këto kërkesa”, thotë për in7, Ramadan Murtezani njëri nga organizatorët e protestave