Bllokohen udhëtarët nga Maqedonia në kufirin me Kroacinë, autobusët ishin plotë, nuk respektuan rregullat

Disa udhëtarë nga Maqedonia për në Gjermani janë bllokuar në këto momente në kufirin Serbi-Kroaci, nga policia kroate.

Udhëtarët që na kanë derguar edhe fotografi thonë se janë bllokuar nga policia kroate sepse transportuesi nuk ka respektuar rregullat për udhëtim në kushte pandemie.

Në vend se të transportohen 25 udhëtar me gjysmë kapaciteti, janë transportuar nga 50 udhëtar. Tani policia kroate dëshiron të na futë në karantin dy javor. Kemi mbetur mes dy kufijve, ankohen udhëtarët që udhëtojnë me kompaninë nga Tetova. Në këtë gjendje apelojnë deri tek Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup të intervenon dhe të gjendet zgjidhje, por kritikojn edhe kufitarët e Maqedonisë pse nuk u kanë treguar që nuk mund të futen në BE me aq shumë udhëtarë.