Blinken në Jordani, pritet të takohet me ministrat e Lindjes së Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken sot ndodhet në Jordani.

Bëhet e ditur se atje po qëndron për diskutime me përfaqësuesit e kombeve arabe, të cilët pritet të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai do të takohet me Mbretin Abdullah para bisedimeve me ministrat e jashtëm nga Jordania, Katari, Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.