Blinin vetura, por nuk i paguanin – padi për tre mashtrues nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se njësia për Punë të Brendshme në Aerodrom dhe Draçevë ka parashtruar padi për “mashtrim” kundër tre personave nga Shkupi.
“Bëhet fjalë për N.I. (27), N.A. (30) dge A.A.(32), të gjithë nga Shkupi”, njoftojnë nga MPB.

Sipas MPB-së, N.I. me datë 13.04.2021, me vetëdije ka hutuar të dëmtuarën S.S.T nga Shkupi, me të cilën gojarisht kanë arritur marrëveshje për shitblerje të automjetit “BMW 350d”, për çmim prej 2500 eurove, për çka i raportuari i ka dhënë të dëmtuarës 600 euro dhe 14 mijë denarë, ndërsa ka marrë makinën për të shkuar për të marrë pjesën tjetër të parave, ndërsa më nuk është kthyer.

Ndërsa N.A. dhe A.A., me datë 12.11.2019 kanë hutuar personin G.R., i cili në rrjetin social Facebook ka pasur shpallje për shitjen e makinë së tij “VW Polo”. Personat në fjalë me të dëmtuarin kanë noterizuar marrëveshje shitblerje për makinën me çmim prej 5.000 eurove, pa e paguar paraprakisht, më pas makinën e njëjtë e kanë shitur tek një person tjetër në Ohër, me çmim prej 4.500 eurove.