Blick: Në Zvicër janë të regjistruar rreth 7 mijë futbollist nga Kosova

Milaim Rama 19 vjet më parë u bë shqiptari i parë i Kosovës që luajti për Zvicrën. Në skuadrën aktuale të Zvicrës janë kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri, dy figurat formuese të dekadës së fundit të përfaqësueses.

Është edhe i riu Andi Zeqiri. Por, përfaqësuesja njihët edhe me emrat si Valon Behrami, Almen Abdi, Shani Tarashaj dhe Albian Ajeti.

Sigurisht se edhe Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi – por ata i kanë rrënjët nga trevat shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Albert Bunjaku krijoi diçka unike. Ish-sulmuesi i Bundesligës luajti për të dy vendet. Ai luajti gjashtë ndeshje ndërkombëtare për Zvicrën, përfshirë një edhe në Botërorin 2020 dhe më pas në vitin 2016, kundër Ishujve Faroe u golashënuesi i parë për Kosovën pas njohjes nga UEFA dhe FIFA.Në vitet e mëparshme Kosova lejohej të luante vetëm miqësore.

Ylli dhe kapiteni i kësaj epoke parazyrtare është ish-lojtari i Wilit dhe St. Gallenit, Kristian Nushi. Nushi, Bunjaku apo Rama hapën rrugën. Tani janë 17 nga 20 klube në Superligë dhe “Challang League” me rrënjë në Kosovë. 61 profesionistë në Zvicër kanë prejardhje kosovare, sipas hulumtimit të “Blickut”. Aarau, Winterthuri dhe Stade Lausanne-Ouchy kanë më së shumti, secili me nga shtatë lojtarë me origjinë kosovare, i ndjekur nga Schaffhauseni me gjashtë.

Vetëm në skuadrën e Young Boys, Lozanës dhe Yverdonit nuk ka lojtarë nga Kosova. Vetëkuptohet se Kosova është e pazëvendësueshme edhe në sport. Lojtarët nga 179 kombe (profesionistë dhe amatorë) janë licencuar në Federatë.

Shteti i vogël ballkanik është grupi i tretë më i madh i të huajve nga gjithsej 281 mijë e 417 persona të licencuar. 6.930 meshkuj, femra dhe fëmijë me pasaportë të Kosovës aktualisht luajnë futboll në Zvicër.

Vetëm Portugalia me 16 mijë e 199 persona dhe Italia me 15 mijë e 278 persona kanë më shumë lojtarë të licencuar.