Blero thotë se ruan raporte të mira me Teuta Krasniqin: Kam komunikim shumë të mirë edhe me Adonisin


Blero Muharremi kohëve të fundit ka qenë shumë i komentuar për lidhjet e tij të mëparshme.

Ai bëri bujë të madhe me paraqitjen në ‘podcast’-in e Afrona Dikës, me të cilën u nda rreth dy vjet më parë.

I ftuar në ATV, artisti i njohur ka folur edhe për raportet me gruan e tij të parë, aktoren Teuta Krasniqi.

Këngëtari thekson se ka raporte të mira edhe me partnerin e saj dhe vajzën, duke shtuar se i respekton dhe se nuk ka ndonjë të keqe prej tyre.

“Kam komunikim shumë të mirë edhe me martesën e parë, edhe me Adonisin edhe me Kaian edhe me krejt. Nuk e di pse duhet me qenë jo normale. Për mua është shumë normale”, u shpreh ai.

I njëjti tutje tha: “Në formën time, fati i jetës time ka qenë i tillë unë sigurisht jo që kam dashur por në të njëjtën kohë nuk kam fshehur asgjë. Mendoj që duhet me respektu tjetrin, me komuniku, nuk duhet me pas as mllef as asgjë që të sjellë deri te e keqja”.

Kujtojmë që Blero dhe Teuta kanë bashkë një vajzë të quajtur, Tara.