Tregim Inspirues nga ish – Kandidati i DSZ Akademie – Blerim Ibrahimi, transmeton Pa Censurë!
(teksti është i pa ndryshuar në përmbajtje!)
Si filloi rruga e arritjes suaj? Si erdhët deri te vendimi të kyçeni në programin e DSZ Akademie?
Si fillim ka qenë interesi im personal që të largohem nga Maqedonia, sepse atje nuk shikonim një të ardhme për fëmijet dhe familjen time. Kështu që një nga familjaret e mi më ka lajmruar dhe më ka informuar për DSZ Akademie që ofron kurs pa pagesë dhe të mundëson shkuarjen në Gjermani dhe avancimin në profesion që kishim sikur infermier.
Kështu që një ditë prej ditësh u paraqitëm në zyrat e DSZ Akademie në Tetovë dhe dorëzuam dokumentat që duheshin dhe si fillim na kanë ndihmuar shumë. Interesi i kandidatëve ishte tejet i madh dhe aty pam që kishim të bënim me realitetin dhe me mundësinë e shkuarjes në Gjermani dhe kështu iu përkushtuam deri në realizimin e ëndërrës që kishim dhe pa dyshim që e realizuam me suksese.
Ju filluat me mësimin e gjuhës gjermane prej A1, si ishte metoda e punës që ofronin mësimdhënësit në DSZ Akademie?
Ne filluam me mësim prej nivelit A1 deri në atë B2. Fillimi për ne ishte shumë i vështirë, sepse ishte gjuhë e pa njohur por falë mësimdhënësve që na ndihmonin me punën e pa lodhëshme por edhe me mbështetjen që kishin për ne ia dolëm që të arrinim deri në B2 me sukses.
Falë atyre ne sot jemi në Gjermani dhe jemi në punë të avancuar si infermier prej fillimit. Kjo tregon se DSZ Akademie të avancon dhe është mëse e vërtet.
Unë kam qenë bashkë me gruan time në DZS Akademie në mësime, por tash jemi poashtu bashkë edhe ne punë dhe jemi shumë mirënjohës për ato çka na ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi që nuk do ta harroj kurrë këtë arritje që bëm fal DSZ Akademie.
Cilat ishin sfidat personale në këtë program?
Sfidat në DZS Akademie kanë qenë me të vërtetë të mëdha. Duke filluar me dhënjen e provimit B2 dhe pastaj pas marrjes së B2 kemi patur sfidën e radhës me trajnime në Greqi 3 javë për marrjen e provimit në Gjermani (Urkunde) ku këtu ishte e gjitha ajo çka kishim luftuar për tu avancuar. Pas rrugëtimit në Greqi filluam drejt Gjermanis ku aty ishte suksesi i gjithë asaj çka kishim bërë për të arritur.
Provimi në Gjermani ka qenë sfida më e madhe për të gjithë por që ja dolëm me sukses dhe ia arritem asaj cka ofron DZS Akademie avancimin. Pas mbarimit të provimit me sukses në Gjermani u liçensuam me (Urkunde), që ishte qëllimi i çdo njërit prej ne në DSZ Akademie. Por ia dolëm me sukses fal profesoreshave që na kanë mbështetur shumë gjatë këtyre sfidave.
A do të kishit filluar këtë rrugë për në Gjermani pa ndihmën profesionale të DSZ Akademie?
Pa ndihmen e DSZ Akademie ne nuk do të kishim mundur të jemi në Gjermani fal DZS ne sot jemi të avancuar. Dua të cek edhe një gjë, që kemi kandidat nga Maqedonia çka kan ardhur nëpërmjet disa agjensioneve të ndryshme por nuk jan të avancuar, janë pa Urkunde.
Shembull të cilin e kemi në punën ku punojmë. Kështu që rruga e drejt dhe e arritjes për të qenë i avancuar është vetëm DZS Akademie.
Si ndjeheni në punën e re?
Në punën e re pa dyshim që ndjehem mirë. Çdo fillim është i rëndë, por çdo gjë tejkalohet.
Fal DZS tash prej fillimit jemi të avancuar edhe më shumë para disa ditësh kam nënshkruar kontratën e re me punën. Prej në mars do të jem si udhëheqës i punëtorëve dhe përgjegjës i administratës në pjesën ku punoj.
Poashtu do të ndjek shkollime të mëtutjeshme për menaxhim për 18 muaj derri në marrjen e diplomës që është për mua një arritje e madhe. Por mos të harrojm se e gjithë kjo arritje ka një emër DZS Akademie.
Çfar sugjerimi do ju kishe dhënë kandidatëve aktual dhe të interesuarëve të tjerë?
Kandidatëve të ri në DZS Akademie do tu sugjeroja që mos të kenë dilema apo dyshime, sepse një ndër
ta kam qenë unë ai që për çdo ditë bisedonim me profesoreshat se çfar do të bëhet me ne, a do ja dalim, por ia dolëm edhe kemi qenë grupi i parë. Por tani besoj se është shumë më e lehtë, sepse keni njohuri dhe kandidatë, të cilët janë në punë këtu në Gjermani.
Unë ju uroj kandidatëve të ri që të kenë durim. Fat dhe suksese pa dyshim që do të kenë me DZS Akademie.
Suksesi dhe avancimi është vetem në DZS sepse ne e kemi marre këtë avancim dhe ju urojmë të gjithë kandidatëve të tjerë që të avancohen sa më shpejtë.
Suksese dhe shëndet.