Blerim Reka: Llogaris që në zgjedhje t’i marr 120-150 mijë vota (VIDEO)

Kandidati i pavarur shqiptar për president, Blerim Reka i cili në garën presidenciale mbështet edhe nga opozita shqiptare (ASH dhe Lëvizja BESA), ka deklaruar se llogaritë që në garën presidencial të marr 150 mijë vota.

“Mund të flasë për vete se cilat janë pritshmëritë e mia. Unë konsideroj se diku 120 mijë deri 150 mijë vota, realisht mund të llogaris t’i marr”, kështu ka thënë midis tjerash në emisionin Click Plus, Blerim Reka, kandidat për president.

Duke folur mbi debatet se është apo nuk është kandidat i pavarur, Reka ka thënë se edhe pse mbështetet nga opozita shqiptare, ai është kandidat i pavarur në garën për president.

“Pse qenka problematike që Blerim Reka si kandidat i pavarur të del me dy lider të partive opozitare shqiptare, ndërkaq fare nuk qenka problematike, mbipartiak kandidati, ashtu siç thuhet për Stevo Pendarovskin, të del me 31 parti politike mbrapa dhe me liderët, d.m.th gjithë ishin prezent, por edhe me përkrahjen e Qeverisë”, ka theksuar Reka.