Blerim Reka: Biden po e rikthen Amerikën në Ballkan

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka komentuar stërvitjet e trupave amerikane me ato të FSK-së.
Reka e ka quajtur këtë stërvitje si rikthim të Amerikës në Ballkan, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, presidenti amerikan, Joe Biden po rikthen ShBA-në në Ballkan, ku kanë ateruar Rusia dhe Kina.

Postimi i plotë:
Rikthimi amerikan Java që vjen, sjell ndërmjetësimin Euro-Atlantik në Prishtinë.
Uashingtoni dhe Brukseli ndezin motorët diplomatik për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit.

Koordinimi i Bajdenit me BE-në, zëvendëson konfrontimin e Trampit me unionin evropian.Pas tërheqjes së Obamës nga Ballkani, e pas pranisë virtuele në rajon të Trampit, Bajden po i rikthen SHBA-të në rajonin, ku tashmë ateruan Rusia dhe Kina.
“Defender 21” ishte mesazh i qartë i diplomacisë së mbështetur me forcë.”Hard Power” i Bajdenit, zëvendëson “Soft Power” të Obamës dhe “Twitter Power” të Trampit.