Blerim Latifi:Ali Ahmeti, mohikani i fundit i shqiptarizmit në Maqedoni

Analisti i njohur nga Kosova Blerim Latifi duke komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut pas përfundimit të zgjedhjeve e ka quajtur liderin politik Ali Ahmeti si mohikanin e fundit të shqiptarizmit në Maqedoni. Latifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Ali Ahmeti është mohikani i fundit i shqiptarizmit në Maqedoni! Fitorja e tij në zgjedhjet e djeshme është një shpresë për të gjithë ata që duan t’i shohin shqiptarët e Maqedonisë të kthyer në vizionin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ka thënë Latifi.