Blerim Latifi: Nuk po guxojmë t’i themi Vuçiqit “Nisu, po ta mbajti”

Analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar pas kërc*ënimeve të presidentit serb, Aleksandar Vucic për lu*ftë, duke thënë se kombi shqiptar ende nuk është në gjendje që t’ia kthejë me “Nisu, po ta mbajti”.
Latifi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Vucic po kërc*ënon me lu*ftë.

Sipas Latifit, politikanët ndaj kësaj po përgjigjen me “Nato, ku je”.
“Vuçiqi kërc8ënon me lu*ftë të re, politikanët tanë: Nato, ku je? Shqipëria që 108 vjet është shtet, ne që 21 vjet të lirë, por ky komb ende nuk është në gjëndje me ia kthy Vuçiqit: Nisu, po ta mbajti!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, pas deklaratave të Vucic ka pasur reagime të shumëta në Kosovë, një ndër ta edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila kërkuar që vendi të anëtarësohet në NATO, e më pas të vazhdojë dialogun me shtetin serb.