Blerim Latifi: Nëse Albin Kurti gjykon si shqiptar, shkon në Jerusalem për inaugurimin e Ambasadës së Kosovës

Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi thotë nëse Albin Kurti gjykon si shqiptar, duhet të shkojë në Jerusalem në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës. “Nëse gjykon si internacionalist socialist nuk shkon! Nëse gjykon si islamist, prapë nuk shkon! Koha për të vendosur midis Aleancës me Amerikën dhe Aleancës Islamo-Majtiste”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se është koha për t’i thënë Erdoganit se marrëdhëniet e sotme midis Kosovës dhe Turqisë nuk mund të formulohen me terminologjinë e Perandorisë Osmane. Kujtojmë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e dërguar Kurtit ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Por presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.