Blerim Latifi ironizon me ofertën e re të Ermal Mamaqit

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka ironizuar me ofertën e fundit të Ermal Mamaqit.

Humoristi ka dhënë një ofertë prej 24 mijë eurove për të qenë trajner për çështje të jetës, për cka ka marrë kritika të shumta.
“Në librin e tij “Mllefi dhe koha” mendimtari gjerman Peter Sloterdijk, duke i interpretuar skemat piramidale në Shqipëri, shkruan se shqiptarët e duan kapitalizmin magjik, pra një formë kapitalizmi që u sjell para e pasuri shpejt e shpejt, pa u mundu fort. Ja dhe inovacioni më i fundit në kapitalizmin magjik shqiptar”, ka shkruar Latifi.