Blerim Bexheti: Unë, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta jemi kundër formimit të një partie të re

Ka dallime të ndryshme dhe ne jemi fraksion brenda BDI-së dhe jemi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve brenda partisë, tha në një deklaratë për MIA-n kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëri nga anëtarët e fraksionit brenda BDI-së, Blerim Bexheti në lidhje me lajmin e publikuar se ka dallime mes anëtarëve të këtij grupi.

“Ka dallime mes nesh. Ne jemi fraksion brenda BDI-së dhe insistojmë që këto çështje të zgjidhen me argumente brenda Bashkimit Demokratik për Integrim”.

Ai thekson se janë kundër formimit të një subjekti të ri politik, pasi siç thotë ai do të copëtojë elektoratin shqiptar.

“Unë, Musa Xhaferi dhe Nevzat Beita jemi kundër krijimit të një subjekti të ri politik. Nuk ka nevojë të formohet një parti e re politike. Në këtë mënyrë, elektorati shqiptar do të copëtohet”.

Sa i përket situatës politike në vend dhe procesit të ndryshimeve kushtetuese, Bexheti thekson se kanë qëndrim të njëjtë si të gjithë në BDI. “Duhet të kemi kujdes që të mos inkurajojmë forcat antievropiane. Ne në BDI jemi të mendimit se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejtë dhe sa më shpejt të fillojë procesi drejt BE-së, tha ai. I pyetur për bashkëpunim me partitë tjera opozitare, përfshirë VMRO-DPMNE-në, Bexheti e mohon një gjë të tillë.