Blerim Bexheti për rastin “Monstra”: Kur e kuptova rastin isha në Turqi

Në seancën gjyqësore të “Monstrës”, sot është duke dëshmuar ish ministri i Drejtësisë, tash kryetar i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

Ai tha se për rastin ka kuptuar kur ka qenë në Turqi, me telefon nga një bashkëpartiak i tij por nuk e di saktë se nga cili.

“Unë kur kam ndodhur rasti ka qenë jashtë shtetit dhe nuk më kujtohet saktë se kush më ka thirr por më është komtuar nga ndonjë bashkëpartiak. Më konkretisht kam qenë në Turqi dhe nuk kam qenë në Maqedoni”, tha Bexheti.

Ai tha se “Bombat” ku dëgjohet zëri i tij janë realizuar pasi është kryer rasti dhe ai si ministër i Drejtësisë në atë kohë, nuk ka qenë i njoftuar për rastin para se ndodh.