Blerim Bexheti: Nuk kam pretenduar asnjëherë të jem palë me kryetarin Ahmeti

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili deri pak kohë më parë ishte pjesë e “Grupit të Zjarrit” i pyetur nga gazetarët se çka i pajtoi atë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ai nuk ka pretenduar asnjëherë të jetë palë me kryetarin Ali Ahmeti.

E çmojë si njeri, si udhëheqës por edhe si kryetar dhe nuk është në etikën time që të merrem me termin marrëveshje. Debat ka gjithmonë, edhe këtu ka debat. Nuk është e arsyeshme që të shprehet termi marrëveshje se nuk kemi nevojë për marrëveshje”, tha Blerim Bexheti, raporton SHENJA.