Blerim Bexheti kritikon kryeparlamentarin Gashi: Dygjuhësia nuk është askund, duket qartë se jeni vasal të vërtetë

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka dërguar një sërë kritikash ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi.
Bexheti shkruan se dygjuhësia nuk është askund në ftesa, ndërsa për mbledhjet njoftimet bëhen sot për sot.
“Kryetari “pa legjitimitet” i Kuvendit të RMV-së z.Gashi po devalvon në mënyrë flagrante institucionin më me vlerë shtetëror. Në ora 06:22 pranojmë ftesën për mbajtje të mbledhjes për komision ku njoftohemi sot për sot! Dy gjuhësia nuk është askund as edhe në ftesa gjë që e keni bërë praktike! Duket qartë se jeni VASAL të vërtetë, andaj të paktën tregoni dinjitet dhe nëse nuk keni kapacitet që të menaxhoni atëherë jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më! Erdhi ndryshimi bashkë me zullumin!”, ka shkruar Bexheti.