Blend Fevziu shkruan në facebook:
Ky djale i ri, 29 vjecar mund te ishte kthyer sot nga puna si cdo dite. Punonte gjithe javen qe te mbante familjen e tij, ne Elbasan. Mund te kishte pire nje kafe poshte pallatit; mund te kishte takuar nje mik; mund te kishte folur me babain per enderrat e tij e mbase mund te ishte shplodhur pak duke menduar qe fundjava po vjen. Por Enea Thomaraj nuk beri dot asgje nga keto. Ai mbylli syte sot ne mengjes, pas nje lengimi 3 mujor ne intubim. Viktime e nje atentati, ku nuk ishte as objektiv dhe as i perfshire. Per fatin e tij te keq, ishte duke shkuar nga dhoma e gjumit ne banjo, kur nje shperthim ne apartamentin perballe i hodhi deren ne koke, duke i shkaktuar nje demtim qe i mori jeten perfudimisht sot. Ishte ne shtepine e tij. I kishte thene naten e mire te atit dhe s’kishte asnje lidhje me ate qe po ndodhte 1 meter me tutje ne apartamentin perballe tij, ku qendronin qeraxhinj. Ishte nje punetor i thjeshte, nje prej atyre qe punojne cdo dite per te mbijetuar, por qe krimi i godet padashje, duke u justifikuar me termin “dem kolateral”. Iku nga kjo jete pa e ditur kush ja mori ate. Sic nuk e di as babai, as te afermit, as fqinjet, qe vajtonin sot per te. Madje as shteti, qe ka per detyre te ruaje cdo qytetar,. U prehsh ne Paqe Enea. Ne kete bote iken edhe kur ske faj per asgje!