Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu nxjerri në treg librin e ri!

Blendi Fevziu:

Ky nuk është thjeshtë libër për një lëvizje të armatosur. As për një personazh të përfshirë në të. Ky është rrëfim për një nga momentet më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve. Eshtë rrëfim për qëndresën në të gjitha format e saj. Eshtë pasqyrë e dramës së një populli të ndarë që nuk rreshti kurrë së luftuari për të drejtat dhe dinjitetin e tij. Eshtë histori e ndërtuar në shumë dimensione, me rrëfimet e protagonistëve të Luftës së Kosovës, por edhe të kundërshtarëve apo aleatëve të tyre. Eshtë një moment që duhet të na bëjë krenarë ne që e kemi jetuar, fëmijët tanë që se kanë njohur atë kohë e mbi të gjitha, ata që qenë pjesë e saj. Të gjithë. Që nga protagonistët e qëndresës paqësore të Ibrahim Rugovës, e deri tek Luftarët e UÇK – së.

Eshtë njëkohësisht, historia e një djali nga fshati, që së bashku me shokët e tij, refuzuan të jetonin si prindërit e tyre në Jugosllavi. Që vendosën të luftojnë dhe arritën atë që kishin ëndërruar. Eshtë një histori e Hashim Thaçit, po aq sa e atyre që nuk ja arritën dot të shohin lirinë.

Respekt për të gjithë. Ata që nuk janë më dhe ata që vijojnë të mbeten simbol i asaj lufte, Luftës së Kosovës! #hashimthaci #luftaekosoves #liriakaemër