Bledi Mane: Më mirë martohem me Kristin ose Ronaldon se me Nitën


Një ‘luftë’ verbale ka nisur mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania 2, këngëtares nga Kosova Nita Latifi dhe gazetarit nga Shqipëria Bledi Mane.

Dyshja gjatë kohës sa ishin pjesë e BBVA u panë ta afërt dhe u duk se krijuan një miqësi me njëri-tjetrin, por kështu nuk ndodhi edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Nita dhe Bledi kanë hedhur ‘thumba’ përmes rrjeteve sociale madje duke bërë edhe deklarata shpesh herë ofenduese.

Një të fundit e bëri Bledi gjatë ditë së sotme, duke thënë se para Nitës për martesë do të preferonte dy ish-banorët Kristi Aliaj dhe Ronaldo Sharkën.

“Unë më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën. Lutuni për Nitën”, ka shkruar Bledi në një postim në Instagram.