Blair paralajmëron: Mësoni të jetoni me koronavirusin se nuk do zhduket

Ish-kryeministri i Britanisë Tony Blair tha se koronavirusi nuk do të zhduket përgjithmonë dhe se qytetarët britanikë duhet të mësohen të jetojnë me të.
Sipas asaj që shkruan BBC Blair gjithashtu ka deklaruar se Britania ka vetëm 50 përqind shanse për tu prekur nga një va*lë e dytë por është absolutisht e domosdoshme për tu përgatitur.
Blair gjithashtu i është drejtuar qeverisë që të bashkëpunojë me të gjitha palët institucionet partitë politike dhe qytetarët që të evitojnë kthimin në karantinë.

Nga një raport i fundit nga Organizata Joqeveritare e Blair rekomandon testimin masiv dhe vendosjen e detyrueshme të maskave.
“Nëse testoni vetëm personat me simptoma atëherë ju do shmangni ato që përbëjnë një rre*zik të madh asimptomatkët dhe me simptoma të lehta” – ka deklaruar Blair.