BIZNESPOLITIKA
OPINION NGA RUZHDI MATOSHI
Politikat e drejta e rrisni interesin e një shoqërie. Politikat e gabuara e humbin zhvillimin dhe progresin e sajë. Për popullin Shqiptarë në Maqedoni kanë dominuar politikat e gabuara sidomos në 10 vitet e fundit jo vetëm se nuk u realizuan shtyllat bazë të Marrëveshjes së Ohrit por dhe u cënua edhe dinjiteti prej qytetari duke u dënuar me procese të montuara ku si trofe Shqiptaret fitonin dënime drakonike me mija vite burg dhe dënime me burg për jetë, përjashtim nga vendimmarrja politike dhe ekonomike ose thënë troç Shqiptari i Maqedonisë ishte i radhitur si qytetarë i rendit të dytë apo i tretë në Republikën e Maqedonisë.
Lind pyetja pse kështu? Përfaqësuesit politik të Shqiptarëve në Maqedoni kanë mbrojtur interesat nacionale apo kanë bërë biznese me politikën duke i shitur interesat e Shqiptarëve në Maqedoni. Eshtabilishmenti politik maqedonas sigurisht se kanë qen të interesuar të kenë stabilitet të brendshëm politik dhe të kenë rahatllëk politik te elektorati maqedonas dhe se kanë rolin kryesorë në Maqedoni si në vendimmarrje politike po ashtu edhe atë ekonomike, për tu arritur ky akt në vepër sigurisht se është dashur të ndërtohet figura politike që përfaqëson shqiptarët që blihet dhe korruptohet për të mira materialedhe kjo d.m.th. se për të siguruar ambient të qetë politik në Maqedoni duhet te kemi politikanë që i kanë qejf paratë dhe nuk ju interesojnë proceset që i zhvillojnë Shqiptarët.
Kemi shumë argumente se faktet e lartpërmendura janë të vërteta sot jemi dëshmitar se 90% e objekteve banesore të ndërtuara në Shkup, Tetovë, Gostivar etj. Qëndrojnë emra politikanësh, në të gjitha hidrocentralet e vogla po ashtu qëndrojnë emra politikanesh në si dhe shumë institucione si dogana, drejtoria e të hyrave publike apo fond pensional, shëndetësore e drejtori të ngjashme partia ju kërkon mjete materiale për ta finansuar partinë e tyre. Funksionaret shqiptarë bëhen copa mes vehte për monopolet kush ti marrë ato, si për patentë shoferë e autoshkolla ose licenca të ndryshme vetëm e vetëm që të kenë të mira materiale e të drejtat e shqiptarëve le të shkojnë në rrotë të nënës. Politikanit shqiptarë të Maqedonisë kjo nuk i mjafton, atij ngaqë ju lejua të vjedh ai dërgoi para dhe në banka jashtë shtetit për ta siguruar vehten dhe familjen në bankat e Greqisë e të Zvicrës e ku tjetër duke i shitur interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Në vendet piktoreske në rajon si Gjiri larsit e të ngjashëm shef vilat më të bukura të politikanëve shqiptarë të maqedonisë që sot i gëzojnë se kanë shitur të drejtat e popullit të vet.
Blloku politik Maqedonas me lehtësi e lejoji këtë element për te pasur qetësi të brendshme se të drejtat e shqiptarëve e prishin rahatllëkun politik të Maqedonisë prandaj biznes politika ishte zgjidhje. Sot opozita shqiptare sigurisht se duhet të jetë zëdhënësi dhe denoncuesi për këta keqbërës të shqiptarëve të Maqedonisë por në asnjë moment nuk duhet të mos jetë joaktive në denoncime dhe transparencë koha ka ndryshuar, me insistim të faktorit ndërkombëtarë kemi dhe prokurorinë speciale e cila pikërisht është për të ndjekur korrupsionin dhe hajnin e parës publike prandaj partitë opozitare, shoqatat dhe organizatat joqeveritare, profesorë e intelektual të përkrahin dhe të bashkëpunojnë me Prokurorinë speciale dhe Katica Janevën që përfundimisht të merr fund një herë e përgjithmonë politikani biznesmenë që i shet interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Me padurim presim qē “peshku” i madh i politikes shqiptare në Maqedoni të dënohet për vjedhje, mashtrim apo keqpërdorim të detyrës zyrtare në Maqedoni dhe pyesim pse kjo nuk ka ndodh ende?