Biznesmeni shqiptar reagon ashpër pas arr*estimit të Elsa Lilës: “Turpëroi të gjithë shqiptarët” (FOTO)

Biznesmeni shqiptar që jeton prej disa kohësh në Amerikë, Elton Ilirjani ka reaguar mbi arrestimin e bujshëm të këngëtares Elsa Lilës. Elsa Lila është arr*estuar dje bashkë me 13 të tjerë të dyshuar për trafikim droge. Biznesmeni shqiptar përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, Ilirjani i revoltuar shprehet se Lila nuk ka turpëruar vetëm veten, por të gjithë shqiptarët e suksesshëm nëpër botë.
Gjithashtu, ai bën thirrje televizionit kombëtar shqiptar RTSH-së dhe instuticioneve përgjegjëse t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e Këngës.

“Meqë kjo artistja Elsa Lila nuk është se turpëroi vetëm veten e saj, por gjithë ata shqiptarë të sukseshëm nëpër botë, autoritetet shqiptare të artit RTSH dhe institucione të tjera përgjegjëse duhet t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e këngës në RTSH! Kjo praktikë distancimi ndiqet rregullisht nga institucionet ndërkombëtare të artit botëror. Kuptohet, nëse në Shqipëri trafikimi i drogës shihet si problem madhor për shëndetin e të rinjve“, shkruan biznesmeni në Instagram.
Ndër të tjera, Ilriani e ka treguar haptazi se nuk e ka pëlqyer si artiset Lilën.

Madje ai e shprehu hapur se nuk e ka pëlqyer kurrë këngëtaren e njohur shqiptare.
“Asnjëherë nuk e kam pëlqyer as si artiste, as si person. Në Shqipëri nuk ka artista! Artistat mbrojnë kauza! Artistat mbrojnë liri! Artistat nuk janë trafikantë droge”, ka shkruar ai.