Biznesmeni Shqiptar: Nga sot, paga minimale në firmën time do të jetë 400€

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka marrë vendim që nga sot ta ngrit pagën minimale në kompaninë e tij.

“…marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€”.

Postimi i plotë:

Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!
Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.
Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,
Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!
Zoti i bekoftë shqiptarët!