Ballina Pa Censurë Biznesmeni nga Kamenica tenton t’ia vë flakën vetes për ta mbrojtur tokën...

Biznesmeni nga Kamenica tenton t’ia vë flakën vetes për ta mbrojtur tokën ( VIDEO)


Pamjet të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi shihet pronari Abdullah Bajra, i cili me një shkrepëse tenton t’ia vë flakën një bidoni me benzinë dhe kështu ta djegë veten.

Policia ka ndërhyrë duke e arrestuar pronarin, dy djemtë e tij.

Djali i tij, Arbnori, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe më pas është liruar, e ka konfirmuar rastin për Insajderin.

“Sot kemi dalë për ta mbrojtur pronën tonë, të cilën synon ta tjetërsojë një kompani turko-kosovare, Erë Energy, duke i kaluar telat e rrymës së tensionit të lartë përmes pronës sonë, pa lejen tonë”, ka thënë Arbnor Bajra.