Biznesmeni i njohur kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Zhelinës?!

Biznesmeni i suksesshëm Rakip Aliu nga Pallatica e komunës së Zhelinës po përflitet si kandidat i mundshëm i Lëvizjes BESA për garën për komunën e Zhelinës.

Kjo informatë bëhet e ditur për INA nga burime partiake pranë Lëvizjes BESA. Kandidaturën e Rakipit e kanë inicuar edhe qytetarë dhe biznesmenë lokal.

Rakip Aliu është biznesmen i suksesshëm me kompaninë e tij “Murana Kompani” në sferën e prodhimit të elementeve të betonit, ndërtimit, projekteve të ujësjellsit dhe kanalizimeve. Aliu me këtë biznes ka filluar nga viti 1995 dhe se deri tani ka realizuar shumë projekte në shumë komuna.INA