Bitcoin shënon sërish rritje, arrin në 50 mijë dollarë

Pas një rënie të vazhdueshme të kriptovalutës Bitcon, siç duket vlera e saj po sheh përsëri rritje. Sipas CoinMarketCap, aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 50 mijë dollarë. Pra, rritja e kësaj kriptovalute brenda një jave është 6 për qind. Për sa i përket vlerës së kapitalit të tregut, sërish vlera ka arritur në 2 trilionë dollarë.

Nga pretendimet e fundit, shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shumë mundësi që kompania që ai drejton do të nisë ta pranojë Bitcoinin për blerjet e makinave.
Në muajin maj, Tesla pezulloi blerjet e këtyre makinave me kriptovalutën, prej shqetësimeve të përdorimit të lëndëve djegëse fosile në gjenerimin e Bitcoinit.