Bitcoin ka kaluar 100.000 dollarë për herë të parë në histori

Çmimi i Bitcoin për herë të parë kaloi kufirin e 100.000 dollarëve, duke arritur një vlerë rekord të re. Vlera e monedhës më të njohur kriptovalutee në botë është rritur për shkak të shpresave në rritje se presidenti i sapo-zgjedhur amerikan Donald Trump do të miratojë një seri politikash që mbështesin kriptovalutat.

Çmimi më i lartë i Bitcoin deri tani u arrit disa orë pasi Trump tha se do ta nominojë ish-komisionerin e Komisionit të Letrave të Vlerave (SEC), Paul Atkins, i cili gjithashtu është mbështetës i kriptovalutave, për të udhëhequr SEC.

Mendohet se Atkins është shumë më pro-kriptovalutave sesa drejtori aktual i SEC, Gary Gensler. Kalimi i vlerës prej 100.000 dollarësh shkaktoi festime tek entuziastët e kriptovalutave në mbarë botën.