Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) kërkoi nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Çështjeve Sociale të hartojnë një program të ri për tejkalimin e problemit me varfërinë energjetike. Kryetari i Komisionit rregullator Marko Bislimovski për Alsat-in shprehet se përveç përfituesve të ndihmës sociale, në programin duhet të përfshihen pesë kategori shtesë të qytetarëve të cilët do të ndihmohen në sigurimin e energjisë së nevojshme elektrike në shtëpi.
“Pra, çështja është që shteti të mbulojë një pjesë të caktuar të kostos së energjisë elektrike për kategoritë e rrezikuara të konsumatorëve. Do të jetë ky proces që për herë të parë do të bëhet në vendin tonë. Ne duhet t’i lokalizojmë me saktësi në aspektin energjetik këto kategori të reja të rrezikuara të konsumatorëve”, tha Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Sipas informacionit, Ministria e Ekonomisë duhet të bëjë ndryshime në zgjidhjen aktuale ligjore, ndërsa nga puna dhe socialja t’i lokalizojnë kategoritë e rrezikuara të familjeve. Nga lista më e gjerë e kategorive, rregullatori kërkon të përfshihen familjet që marrin ndihmë të përhershme sociale në para, ato që nuk ka asnjë anëtar të punësuar, qytetarët që nuk janë përfitues të ndihmës së përhershme sociale në para, familjet që kanë persona të papunë, përfituesit e kompensimeve në para nga Agjencia e Punësimit. Më pas familjet me më shumë se dy anëtarë në të cilat ka anëtar shtesë që merr pension minimal, familjet me më shumë se dy anëtarë në të cilët një është i punësuar dhe ai merr pagë minimale si dhe familjet në të cilat ka person të papunë nga një prilli i vitit 2020.
Ministritë e dikasterit njoftuan për Alsat-in njoftuan shkurtimisht se po punojnë për programet, ndërsa do t’ju duhet më shumë kohë për t’i përfunduar. Momentalisht thonë se ekziston program me të cilin shteti po përpiqet të zvogëlojë varfërinë energjetike te familjet me të ardhura të ulëta. Informacionet nga terreni janë se madje 25 për qind e amvisërive në Maqedoni jetojnë në varfëri energjetike.