Bislimovski: Për 24 orë do t’i ndryshojmë vendimet për çmimin e rrymës nëse…

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski ka deklaruar se vendimet e Komisionit mund të ndryshohen në rast se kompanitë dërgojnë kërkesë për një gjë tillë. Ai tha se deri tani kompanitë nuk kanë dhënë të dhëna të tjera, dhe nëse e bëjnë të njëjtë në afat prej 24 orëve do të ndryshohen vendimet e komisionit.

“Ne nuk duhet të marrim vendim që do t’i çojë kompanitë në humbje, për shkak se unë si kryetar dhe anëtarët e KRRE-së duhet të japin përgjegjësi për shkak se kemi punuar në kundërshtim me ligjin. Me Ligjin për energjetikë është paraparë që çdo kompani të realizojë përfitim, ndërsa vendimet tona i mbajnë kompanitë të punojnë në zero dhe jo më shumë”, tha Bislimovski.
Bislimovski më tej shtoi se nëse MEPSO dhe Elekranat e Maqedonisë së Veriut dërgojnë kërkesë me të dhëna të reja, ata do ta ndryshojnë vendimin.