Bislimovski: “Nëse do të ketë rritje drastike të ngrohjes, shumë përdorues do të shkyçen nga sistemi”

Rritja drastike e ngrohjes qendrore nuk do t’i zgjidh gjërat, tha kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat. Sipas tij, në atë rast, shumë përdorues do të shkyçeshin nga sistemi.

“Rritja drastike e çmimit të ngrohjes qendrore nuk është zgjidhje. Në atë rast, me të drejtë, një pjesë e madhe e qytetarëve të Shkupit do të shkyçen nga sistemi i ngrohjes dhe do të kyçeshin në sistemin energjetik. Atëherë do të kishim probleme serioze sepse rrjeti i shpërndarjes në pjesët e Shkupit ku ka ngrohje nuk është i gatshëm për të marrë konsum enorm të rritur dhe gjendja do të përkeqësohet sa i përket furnizimit me energji elektrike”, tha Bislimovski.