Bislimovski: “Ka rrymë në treg, por është e shtrenjtë”


Kreu i KRE-së, Marko Bislimovski, sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se kriza që po shfaqet aktualisht në rajon dhe në Evropë nuk është energjetike por financiare. Pra, nuk ka mungesë të energjisë, por se ajo shitet me çmim më të lartë”.

“Kjo krizë është në radhë të parë krizë çmimesh, sepse ka pasur një rritje të theksuar të çmimit të energjisë elektrike, në radhë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe ka vazhduar të përhapet edhe në rajonin tonë. Edhe tani, energjia është ende e disponueshme dhe mund të gjendet në treg, por është më e shtrenjtë. Prandaj MEPSO po përballet me shpenzime më të larta”, është shprehur Bislimovski.