Bisera Kostadinovska – Stojçevska e mori funksionin e ministres së Kulturës nga Irena Stefoska

Ministrja e deritanishme e Kulturës, Irena Stefoska, në Ministrinë e Kulturës ia dorëzoi funksionin ministres së sapozgjedhur, Bisera Kostadinovska Stojçevska.

“Ministres së sapozgjehdur Kostadinovska – Stojçevska, Stefoska i dëshiroi mirëseardhje të përzemërt në Ministri dhe shumë suksese gjatë mandatit. Ajo nënvizoi se në resor kanë filluar disa procese dhe projekte të cilat janë me rëndësi thelbësore për rregullimin e kulturës, e të cilat, për shkak të ndërlikueshmërisë, po zhvillohen në disa faza të cilat kërkojnë vazhdimësi, Disa prej tyre janë në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, investimeve, normativës, eurointegrimeve, UNESKO-s, si dhe analizës funksionale në vetë Ministrinë e Kulturës. Stefoska iu falënderua për besimin dhe bashkëpunimin ekipit të saj dhe të gjithë të punësuarve në Ministri, si dhe punonjësve kulturorë dhe artistëve”, informojnë nga Ministria e Kulturës.

Ministrja e re e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska falënderoi për dëshirat e bukura të shprehura nga Stefoska dhe tha se pozitën e ministres së Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut e merr me nder dhe përgjegjësi të madhe. “Jam e gatshme për sfidat dhe për përballje me problemet, por edhe për bukurinë dhe progresin që sjellë kultura si element i fuqishëm bashkues në çdo shoqëri. Sinqerisht besoj se të gjithë së bashku do të realizojmë qëllime dhe suksese të reja me vlera të përhershme”, tha ministrja Kostadinovska – Stojçevska.