Bisedimet, Posta në pritje të lejes nga qeveria

Qeveria as sot nuk dha pëlqimin që ndërmarrja shtetërore Postat e Maqedonisë të fillojë negociatat me një bankë të re, në mënyrë që të mund të realizojë qarkullim pagesor. Kryeministri teknik Oliver Spasovski vlerëson se Qeveria nuk duhet të marrë vendim të posaçëm për të filluar negociatat.

Ai thotë se këtë duhet ta bëjnë Bordi Drejtues dhe ai Mbikëqyrës i kompanisë. Nga kompania Postat e Maqedonisë janë të befasuar nga ky qëndrim i Spasovskit dhe thonë se edhe më tej do të presin që Qeveria të marrë një vendim për të filluar negociatat për të gjetur një bankë që do të vazhdojë bashkëpunimin me Postën.

Për më shumë se dy javë ndërmarrja Postat e Maqedonisë nuk mund të funksionojë normalisht sepse pas falimentimit të Eurostandard Bank qarkullimi pagesor në postë është jofunksional.