Binjaket me të fejuarin e përbashkët Ben, që po përpiqet t’i lërë të dyja shtatzënë

Titulli i thotë të gjitha dhe nuk lë asgjë për tu keqkuptuar. Anna dhe Lucy, që konsiderohen binjaket më identike në botë, festuan ditëlindjen e tyre të 36-të, me të fejuarin e përbashkët Ben.

Dy motrat binjake shpenzuan 250,000 dollarë për kirurgji estetike për t’u dukur edhe më shumë binjake me njëra-tjetrën, dhe pohojnë se hanë së bashku, bëjnë dush dhe shkojnë së bashku në tualet.

Duke ndarë bashkë cdo gjë në jetë, nuk do kishte kuptim të mos ndanin edhe të fejuarin e tyre. Te tre flenë bashkë në një krevat, të ndërtuar për tre persona dhe sa për seksin nuk ka nevojë për pyetje të kota.

Dy motrat po planifikojnë të mbeten shtatzënë nga i njëjti djalë, në të njëjtën kohë, në mënyrë që fëmijët e tyre të jenë sa më të ngjashëm.

Prandaj është mëse e kuptueshme që i fejuari fatlum, në këto kohë po punon në shtrat me dyfishin e takatit.

Nëse dy motrat mbeten shtatzënë, kjo do t’i bënte fëmijët e tyre edhe vëllezër, edhe kushërinj me njëri-tjetrin pasi babai i tyre do të ishte gjithashtu xhaxhai i tyre./ Punë Burrash.